Fokus

Komuna e Shtimes arsyeton dhënien e dhjetë tenderëve një kompanie

Autori: Anita Krasniqi 11:04 | 22 January 2019

Kompania, ARDHMËRIA me seli në Shtime, ka fituar dhjetë tender radhazi, në periudhën shtator-dhjetor, në këtë komunë që drejtohet nga Naim Ismaili.

Lexo edhe:Naim Ismajli i Shtimes i jep 10 tender kompanisë së njejtë

E këtë e ka arsyetuar Havë Qarri nga Zyra e Prokurimit në këtë komunë.

-Advertisement-

“Komuna e Shtimës gjithmonë ka kriteret për të përzgjedhur kompaninë me çmimin më të ulët. Kjo kompani i ka plotësuar kriteret edhe është shpërblyer. Ka raste ku në katër tender nuk ka pas pjesëmarrje tjetër, ka qenë vetëm kjo kompani e cila i ka fituar të katërtat”, ka thënë Qarri për inFokus.

E sipas të dhënave nga platforma Anti.Korr.org kjo kompani është favorizuar nga drejtuesit e komunës shkruan gazeta inFokus.

“Kjo kompani nga Komuna e Shtimes vetëm në muajin shtator 2018 është shpërblyer me 4 tenderë përkatësisht tenderët 1. Rregullimi i kanalizimit dhe i rrugës 26 korriku në Zborc në vlerë prej 19,883 Euro; 2. Rregullimi i rrugëve dhe kanalizimeve në fshatin Petrovë në vlerë prej 22,271 Euro; 3. Ndërtimi i fushës sportive në shkollën fillore në Belincë në vlerë prej 9,280 Euro; dhe 4.Rregullimi i trotuareve , ndriçimit publik dhe gjelbërimit në rrugën Adem Jashari dhe Komandant Kumanova në Shtime në vlerë prej 138,472 Euro”, thuhet në komunikatë.

Edhe në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor N.T.P. ARDHMËRIA  ka vazhduar të favorizohet duke fituar tenderë me shumë të lartë parash./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera