Komuna e Prizrenit punëson 29 zyrtarë pa kontrata
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 30 June 2018
Dhjetëra të punësuar në Komunën e Prizrenit nuk posedojnë kontratë apo dosje punësimi të lidhur me komunën.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se për 29 zyrtarë të cilët janë të angazhuar në Drejtorinë për Emergjencë dhe Siguri, zyrtarët përgjegjës nuk ishin në gjendje të na ofrojnë dosjet e kompletuara dhe kontratat e këtyre zyrtarëve, në bazë të të cilave kryhet kompensimi i pagave.
Sipas menaxherit të personelit nuk ka dokumentacion relevant për këta zyrtar, dhe kjo dukuri është shfaqur si pasojë e një memorandumi të nënshkruar vite me parë pasi që zyrtaret janë pjesë e Ministrisë të punëve të brendshme, ndërsa kompensimi i pagave dhe kompensimet e tjera kryhen nga komuna.
Sipas auditorit kjo pasqyron një mungesë të specifikave të qarta për Burimet Njerëzore që ndërlidhen me zbatimin e kërkesave të UA-ve si pjesë e përshkrimit të detyrave të tyre të punës.
“Për me tepër identifikuam se një pjesë e listave të pagave nuk janë nënshkruar nga të punësuarit e komunës. Pagesat për zyrtarët në mungesë të dokumentacionit relevant, rezulton në pamundësinë për të justifikuar pagën/shtesat ose për të mundësuar shqyrtimin e rezultateve nga vlerësimet e performancës”, thuhet në raportin vjetor të ZKA-së.
Komuna e Prizrenit po ashtu kishte bërë kompensime të punëtorëve për punë në vikend pa pasur dëshmi për punë shtesë.
“Vlera e kompensimit për punë shtesë gjatë vitit 2017 është 20,200€. Aprovimi për orët shtesë bëhet kryesisht me arsyetimin e rritjes së vëllimit të punëve. Në tri raste zyrtarët janë paguar për orë shtesë të angazhuar gjatë vikendeve (sipas formularit nga autorizuesi i punës jashtë orarit, Seksioni B, pjesëmarrje në komisione me rastin e rekrutimit, takimet e grupeve punuese për përgatitjen e testeve), mirëpo në sistemit elektronik nuk kishte evidencë/gjurmë për të justifikuar prezencën e stafit dhe kompensimin tyre për ketë periudhë”, thuhet në raport të auditorit.
Në bazë të informatave nga mbikëqyrësi, takimet janë mbajtur jashtë objektit ku është vendosur sistemi elektronik i evidentimit të zyrtarëve.
Komuna po ashtu gjatë vitit 2017 kishte angazhuar 78 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta. Pagesa për këto shërbime është bërë nga kategoria mallra dhe shërbime.
Nga tetë rastet e testuara, të gjitha kontratat janë lidhur për pozita të rregullta të punës (nëpunës arkivi, tatimi në pronë, për shërbime me qytetaret, roje pyllit etj.), e jo për ekspertë të fushave përkatëse.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...