Lajme

Komuna e Prizrenit “arrin” në vitin 2025 me dhënien e tenderëve

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 25 January 2023

Komuna e Prizrenit në krye me Shaqir Totajn nga Partia Demokratike e Kosovës, duket se ka “rezervuar”, kontrata edhe për vitin 2025 kur më nuk do të jenë në pushtet.

Kjo sepse në faqen e prokurimit publik është publikuar një kontratrë e cila sipas detajeve brenda saj pritet të nënshkruhet me 01.10 2025, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo kontratë me një shifër goxha të madhe apo afro 900 mijë euro për “Sigurimin fizik të objekteve të Komunës së Prizrenit”.

-Advertisement-

Sic duket komuna me këtë tender i dhënë për operatorët ekonomikë, “Grup i Operatorëve Ekonomik JAGUAR SECURITY SH.P.K.; SKYFTERAT – LIVE SH.P.K.”, do të mundësojë sigurimin e objeketeve të komunës deri në vitin 2025, ani pse kontrata pritet të nënshkruhet pikërisht në këtë vit.

Nuk dihet nëse ky ka qenë një gabim apo një lëshim në këtë kontratë që është publikuar nga Komuna e Prizrenit në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

E derisa në dy vendet kryesore data e nënshkrimit është viti 2025, më poshtë në fund të kontratës del të jetë viti 2022./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni dokumentin:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera