Lajme

Komuna e Prishtinës thotë se ka mbetur pa automjete

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 11 December 2024

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka mbetur pa automjete, të cilat i kishte në shfrytëzim në formë qiraje.

Sipas komunës, kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar më 6 dhjetor. E kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.

“Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

-Advertisement-

Komuna i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, pasi kjo është përgjegjësi e AQP-së.

“Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike. Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike”, thuhet tutje në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera