Lajme

Komuna e Prishtinës themelon Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 02 March 2023

Komuna e Prishtinës nga sot është me një drejtori të re, atë të Sigurisë dhe Emergjencave.

Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili ndër të tjera ka shkruar se për të jetësuar përkushtimin për një jetë të sigurt për të gjithë kanë themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në kryeqytet.

“Sigurinë e qytetarëve të #Prishtinës e kemi prioritet. Për të jetësuar përkushtimin tonë për një jetë të sigurt për të gjithë, sot zyrtarisht e themeluam Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në #kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.

-Advertisement-

Me këtë drejtori sipas Ramës do të udhëheqë Lulzim Fushtica, i cili sipas tij ka përvojë 25-vjeçare në sektorin e sigurisë publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera