Komuna e Prishtinës sqaron akuzat e VV-së për shpenzimet e darkave të Përparim Ramës
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 09 September 2022
Komuna e Prishtinës përmes një reagimi në Facebook i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje dega në Prishtinë lidhur me akuzat për shpenzim të buxhetit për darkë nga kryetari Përparim Rama.
Komuna e Prishtinës thotë se shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të kryeqytetit raporton Gazeta Express.
“Njoftim për opinionin publik. Pas shkrimeve të disa mediave, ju sqarojmë se të gjitha shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të Kryeqytetit. Me këtë rast ju njoftojmë se përmbledhja e faturave të shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 25 cent në restaurant “Soma” është shpenzim brenda periudhës njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune. Fatura tjetër në vlerë prej 2,100 eurove në restaurant “Tifanny”, është shpenzim për pritjen e organizuar për mysafirët e ardhur për Manifesta”, thuhet në reagim.
Tutje komuna e Prishtinës thotë se qeverisja e kryeqytetit shpenzimet i ekzekuton me kujdes.
Ju sigurojmë se qeverisja aktuale e Kryeqytetit të gjitha shpenzimet i ekzekuton me kujdes, në përputhje me rregullore dhe procedura, duke siguruar përfaqësim dhe mikpritje të denjë për mysafirët e Kryeqytetit”, thuhet tutje.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prishtinë, Egzon Azemi, ka bërë akuza në drejtim të kryetarit të kryeqytetit, Perparim Ramës dhe drejtoresesh së arsimit, Besiana Musmurati.
Sipas tij, drejtoresha e arsimit “është duke ushtruar presion te drejtorët e shkollave që greva të vazhdojë”
Ndërsa, për Përparim Ramën thotë se “ka shpenzuar 3 mijë euro për një darkë”.
“Këta pra nuk bashkëndjejnë kërkesat sindikale. Por duan rrezimin e qeverisë, që nënkupton ma shumë PARE, për këtë kastë të stërvjetruar politike, edhe pse me emra të rinjë”, ka shkruar Azemi në Facebook, te enjten.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...