Komuna e Prishtinës shtyn diskutimin për dhënien e parcelës për Ambasadën e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 25 July 2017
Me kërkesë të shefit te asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi, është shtyrë propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale për Ambasadën e Shqipërisë.
Ai ka kërkuar që para se kjo pikë të kthehet në kuvend përsëri, siç ka thënë, të sqarohen paqartësitë rreth procedurave ligjore për dhënien në shfrytëzim të pronës për ambasadën. Ai po ashtu ka kërkuar që para votimit të ketë një interpretim nga zyra ligjore dhe MAPL-ja, raporton KTV.
Gashi ka thënë se LDK nuk është kundër dhënies në shfrytëzim të pronës për Ambasadën e Shqipërisë, por se dëshiron që gjithçka të sqarohet ligjërisht.
Këtë propozim e ka kundërshtuar kryetari i komunës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se gjithçka është e qartë dhe ligjore pasi paraprakisht para disa vitesh ky kuvend kishte marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Ambasadën e Shqipërisë, vendim që ishte vlerësuar si i ligjshëm nga niveli qendror. Andaj sipas tij, pasi në fuqi është ende i njëjti ligj nuk ka nevojë që të shtyhet.
Megjithatë në fund me 16 vota për, 13 kundër e 7 abstenime, është marrë vendimi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për seancat tjera.
Paraprakisht, në maj të vitit të kaluar, Shpend Ahmeti pak ditë para mbledhjes së dy qeverive shqiptare (Kosovës dhe Shqipërisë), kishte thirr seancë të jashtëzakonshme për dhënien në shfrytëzim te parcelës për Ambasadën e Shqipërisë, thirrje së cilës nuk i ishin përgjigjur partitë opozitare LDK e PDK, duke bërë që seanca të dështoj në mungesë kuorumi.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...