Lajme

Komuna e Prishtinës premton qendrën për personat me sindrom Down

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 20 June 2017

Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosovë” dhe Shoqatën e Autizmit.

Në një komunikatë për medie, bëhet e ditur se me këtë marrëveshje, Komuna e Prishtinës do të angazhohet për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindormën Down dhe Autizëm; sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës do të angazhohet për ndërtimin e Qendrës me parimin “çelsat në dorë” në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, shoqatat do të angazhohen që mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartëcekur.

\”Të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do t’i prezentohen Komunës. Shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit\”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera