Fokus

Komuna e Prishtinës planifikoi 40 mijë euro për tualetet në Gërmi, kompania i rregullon dyfish më lirë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 02 July 2020

Për të rinovuar tualetet publike në Parkun e Gërmisë, komuna e Prishtinës që menaxhohet nga Shpend Ahmeti, planifikoi të jap plot 40 mijë euro.

Kësisoj me këtë shumë shpalli edhe tender për të rregulluar ato, shkruan gazeta Infokus.

-Advertisement-

Por, një kompani ofroj rregullimin e tyre me një çmim më shumë se dyfish më të lirë.

Kështu, kompania “L-Group” edhe fitoi tenderin si kompania më e lirë me 17 mijë e 464 euro e 6 cent.

Ndërsa, edhe 1#mimi më i lartë prej 36 kompanive që aplikuan për këtë punë ishte më i lirë se 40 mijë eurot e ndara.

Çmimi më i shtrenjtë që u ofrua ishte 38 mijë e 112 euro e 23 cent./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera