Lajme

Komuna e Prishtinës pezullon planin zhvillimor te liqeni i Badocit

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 29 January 2020

Dje në Kuvendin Komunal të Prishtinës është pezulluar plani zhvillimor komunal në Badoc.

Për disa nga asamblistët ky vendim nuk ka efekt ligjor, teksa i zëshëm për këtë pretendim ishte edhe kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, shkruan sot Zëri.

Me 24 vota për, një kundër dhe me dy abstenime Kuvendi Komunal i Prishtinës dje ka marrë vendim për pezullimin e planit zhvillimor komunal në Badoc.

-Advertisement-

Pas diskutimeve të stërzgjatura, të polemikave e të akuzave kuvendarët e subjekteve politike në Kuvend arritën të unifikohen rreth mbrojtjes së liqenit të Badocit, i cili konsiderohet si njëri ndër atraksionet kryesore të turizmit në vend, si dhe njëri ndër furnizuesit kyçë me ujë.

Me vendimin e marrë dje në Kuvendin Komunal është pezulluar plani zhvillimor komunal për zonën I, II dhe III për mbrojtjen në pjesën e Badocit e deri në nxjerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit në këtë zonë për planin zhvillimor komunal, hartën zonale dhe planin e hollësishëm rregullues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera