Fokus

Komuna e Prishtinës përshtatë specifikat e tenderit të parkingut nëntokësorë?!

Autori: Doresa Geci 15:32 | 01 March 2019

Afro 30 kompani kanë tërhequr formularin për tenderin e shpallur më 19 qershor 2018, për ndërtimin e Parkingut nëntokësor të Fakultetit Filologjik, por vetëm 6 prej tyre kanë konkurruar për të fituar këtë tender.

Më 16 tetor 2018, ka përfunduar procedura e përzgjedhjes së kompanive të kualifikuara, ku në mesin e këtyre gjashtë kompanive katër kompani janë kualifikuar.

Nga këto katër kompani të kualifikuara vetëm “NUHA Bauunternehmun GMBH”,  dhe“Jaha Company”, kanë mbetur në garë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por dy kompanitë tjera të cilat  ishin të kualifikuara në momentin fundit janë tërhequr nga gara.Kompani “Al Trade” e cila është njëra nga kompanitë që është larguar nga gara ka treguar për gazetën inFokus , arsyet e kësaj tërheqje.

Sipas menaxherit të projekteve në këtë kompani Leonit Gecaj, arsyeja e tërheqjes janë kushtet të cilat i ka paraqitur Komuna e Prishtinës në dosjen e tenderit e ku nuk janë përshtatur me interesat e kompanisë.

“Ne jemi kualifikuar si kompani por pas analizave kemi pare se projekti nuk është fizibil, pra investimet kthehen shumë vonë, kështu që ne kemi prioritete me të vlefshme se me prit  një kthim shumë të vonshme të mjeteve”, ka thënë menaxheri i projekteve në ketë kompani Leonit Gecaj, për gazetën inFokus.

Gjithashtu ai ka thënë se strategjia e Komunës së Prishtinës për hartimin e këtij tenderi nuk është  bërë si duhet.

“Komuna  nuk ka ndonjë strategji  për të ruajtur  kontraktonin, ajo nuk ka mundësuar që operatorit ekonomik ti krijojnë ndonjë  ndalës të parkingjeve ilegale ose kushtëzimeve të parkingjeve në zonën  e qytet. Gjithashtu komuna nuk ka caktuar tarifat  të cilat përmes atyre politikave  të cilat janë caktuar ne dosjen e tenderit”  ka thënë  më tutje ai.

Por mbrapa këtij tenderin duket se fshihet diçka tjetër.

Burime të gazetës kanë konfirmuar se kompanisë “Jaha Company” iu është përgatitur terreni për ta

fituar këtë tender.Ky burim ka thënë për gazetën inFokus se të gjitha procedurat që janë bërë deri më

tani për t’u zgjedhur kompania fituese e tenderit janë vetëm formalitet, pasi që kompania “Jahaj

Company” është fituese e këtij tenderi para shpalljes se tij.

Gazeta inFokus ka provuar të kontaktoj me këtë kompani mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë e

mundur.Parkingu që pritet të ndërtohet tek Fakulteti Filologjikë është paraparë të  jetë 500 metra

katrorë ndërsa numri i paraparë për  ketë parking do të jetë  500 vende.

Fakte për projektin

Hartimi i projektit ka filluar në vitin 2016 dhe ka zgjatur afërsisht 9 muaj (në bashkëpunim me kompaninë konsulente Deloitte). Janë hartuar: Studimi i fizibilitetit; Kërkesa për propozim; Kërkesa për kualifikim dhe Draft kontrata.

Në Komitetin Ndërministror për PPP, Komuna ka thënë se i ishte drejtuar më 17 janar 2017. Komiteti Ndërministror për PPP ka aprovuar projektin me 16 prill 2018. Puna me Komitetin e PPP-së ka marrë më shumë se një vit.

Janë kualifikuar 4 kompani:

  1. Best in Parking Holding AG.
  2. NUHA Bauunternehmun GMBH & Co KG &Qamili GBR”Alba Clean”.
  3. Jaha Company & Ronstruzioni Spa
  4. AL trade Holding& Exfis Sh.p.k & NTSH Profitech.

Kërkesën për Propozim është shpallur më 29 nëntor 2018. Afati ka qenë deri më 21 janar 2019, por me kërkesë të Operatorëve Ekonomik është shtyrë deri më 5 shkurt 2019.

Kanë konkurruar 2 kompani:

  1. NUHA Bauunternehmun GMBH & Co KG &Qamili GBR”Alba Clean”.
  2. Jaha Company & Ronstruzioni Spa.

Janë tërhequr (apo nuk kanë vazhduar konkurrimin) 2 kompanitë tjera që ishin kualifikuar në fazën e parë:

  1. Best in Parking Holding AG.
  2. AL trade Holding& Exfis Sh.p.k & NTSH Profitech.

Afati për kryerjen e punëve është 24 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

Vendndodhja e parkingut është Përballë Fakultetit Filologjik.

Hapësira – 1.4 Hektarë.

Forma e kontratës PPP – Dizajnim, Financim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajtje dhe Transfer.

Kohëzgjatja e projektit 25 – 40 vite.

Numri i vend parkingjeve  minimum 500 / deri në dy nivele nën tokë.

Hapësira afariste – maksimale  500 metra katrorë / nën kuotën zero.

Hapësira mbi sipërfaqe – Park publik me qasje për të gjithë.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera