Komuna e Prishtinës paditet për mos respektim të barazisë gjinore
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 12 Tetor 2018
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes Ministrisë së Drejtësisë, më datë 5 tetor 2018, ka njoftuar se ka paditur komunën e Prishtinës, për arsye se nuk ka respektuar urdhërat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Vendimi i kuvendit të komunës së Prishtinës, Nr. 01-020/15228/18, i miratuar më datë:18 Janar 2018, që kishte paraparë emërimin e 11 anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa, bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore Nr.05/L-20, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë gjinor të grave në këtë trup ndihmues të punës së kuvendit.
Ky veprim i komunës së Prishtinës, pas kontrollit të ligjshmërisë nga MAPL konstatohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Kjo për faktin se, nga 11 anëtarë të emëruar, kuvendi komunal i Prishtinës kishte zgjedhur 3 gra dhe 8 burra, veprim i cili shkelë kriterin e përcaktuar në ligjin për Barazi Gjinore që thotë se: “ Përfaqësimi i barabartë gjinor në gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”.
Sipas kësaj shkrese njoftuese, sqarohet se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, konform nenit 82.2 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, nuk ka ndërrmarë asnjë veprim ndaj kërkesës së MAPL-së për shqyrtim dhe harmonizim të aktit me legjislacionin në fuqi, dhe si rrjedhojë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bazë të nenit 82 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, ka dërgu aktin Nr. 01-020/15228/18 të Komunës së Prishtinës për emërimin e anëtarëve të KPF, në gjykatën kompetente.
Më datë 7 shkurt 2018, MAPL, i kishte dërguar komunës së Prishtinës kërkesën për rishqyrtim të aktit, kurse kuvendi i Komunës së Vushtrisë nuk kishte ndërrmarë asnjë veprim konformë kërkesës së MAPL-së, duke shkelur dispozitat ligjore në fuqi.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































