Lajme

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 27 April 2022

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes kryetarit, Përparim Rama dhe rektorit të Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, shkruan Gazeta Infokus.

“Kryetari Rama bashkë me Rektorin e UP-së Prof. Dr. Naser Sahiti, institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes që ka për qëllim hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale në fushat relevante për palët, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Gjithashtu, është bërë e ditur se Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, por edhe me institucionet e tjera edukativo-arsimore./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera