Lajme

Komuna e Prishtinës ndryshon Ligjin e Tatimit në Pronë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 04 March 2019

Komuna e Prishtinës njofton gjithë qytetarët e Prishtinës se ka ndryshuar Ligji i Tatimit në Pronë.

Sipas Ligjit të ri parashihet që për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, të paguhen me dy këste të barabarta, deri 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor.

Sipas njoftimit afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vititi tatimor nuk janë më të vlefshme,.

-Advertisement-

Komuna e Prishtinës bën thirrje që të respektohen  afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera