Lajme

Komuna e Prishtinës me masa të reja pas rritjes së rasteve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 23 January 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se dje është mbledhur shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ku edhe kanë marrur disa vendime, shkruan Gazeta Infokus.

Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se në mbledhje u vendos që të organizohet puna vetëm me staf esencial.

“Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera