Lajme

Komuna e Prishtinës “mbetet” pa kryetar dhe nënkryetar

Autori: Islam Morina 17:10 | 11 January 2022

Përderisa më herët u raportua se kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar me Covid-19, dhe i cili ka bërë me dije së është futur në izolim, pak më parë edhe nënkryetari Alban Zogaj, ka njoftuar se edhe ai ka rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta inFokus.

“Me koronavirus jam infektuar edhe unë. Kemi qenë së bashku me kryetarin. Të dy jemi në izolim”, ka thënë Zogaj, për IndeksOnline.

Tashmë të dy të parët e kryeqytetit do të punojnë vetëm “online”, pasi që të dy kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

-Advertisement-

Kujtojmë se Rama dhe Zogaj të shtunën, kanë pasur një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpo nuk ka informacione nëse edhe Veliaj është i infektuar me virus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera