Lajme

Komuna e Prishtinës kërkon të trajtohet si ministri e jo si komunë

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 31 January 2019

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët në këtë komunë sot kanë mbajtur grevë të përgjithshme, përcjell inFokus.

Punëtorët sot kanë mbajtur grevë për të kërkuar të drejtat e tyre për rritje pagash nën arsyetimin se janë të mbingarkuar me punë.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se kjo grevë vjen pas kërkesës deputetes së PSD-së, Shqipe Pantina, për nivelizim të pagave.

-Advertisement-

“Punëtorët e Komunës së Prishtinës sot kanë organizuar grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje të pagave. Komuna e Prishtinës nuk i përcakton nivelin e pagave prandaj këto kërkesa janë të drejtuara te qeveria dhe te Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Ai kërkoi që komuna e Prishtinës, bashkë me punëtorët e saj, të dallohen nga komunat tjera.

“Deputetja e PSD, Shqipe Pantina, si anëtare e komisionit ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të dallohet nga niveli i komunave tjera me paga, për shkak të statusit të veçantë si kryeqytet, por edhe për shkak të vëllimit të punëve që është shumë më i lartë në krahasim me komunat e tjera, në çdo fushë”, tha Ahmeti.

“Kërkesa e deputetes Pantina ka qenë që komuna e Prishtinës të trajtohet sikurse një ministri. Për propozimin e PSD kanë votuar Shqipe Pantina dhe Rasim Selmanaj (AAK). Kundër kanë qenë të gjithë të tjerët, përfshi PDK, LDK (Arban Abrashi e Imet Rrahmani) e po ashtu edhe LVV (Valon Ramadani)”, ka shkruar Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera