Lajme

Komuna e Prishtinës ka një kërkesë për qytetarët pas konfirmimit të 10 rasteve me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 26 March 2020

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas konfirmimit të 10 rasteve me koronavirus nga ky qytet, shkruan gazeta inFokus.

Në njoftimin e komunës thuhet se qytetarët po pyesin se naga cilat lagje janë të prekurit nga virusi.

“Qytetarët po pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato.E ne ju themi që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje”, thuhet në njoftim.

KP’ thotë se rastet janë të shpërndara në disa lagje dhe kjo nuk duhet të jetë arsye për të dalë nga shtëpia., dhe ben thirrje qe te qendrojne ne shtepi.

“Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë.

Mos u relaksoni për shkak të situates politike!

#rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./Gazeta inFokus/

Të tjera