Lajme

Komuna e Prishtinës jep mijëra euro për tu furnizuar me barna dhe material për Covid19

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 01 May 2021

Komuna e Prishtinës, thuajse vazhdimisht ka qenë e listuar e para sa i përket numrit të të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.

Lidhur me këtë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka kurorëzuar një tender me kontratë.

Fillimisht, për tenderin “Furnizimi me barna dhe material shpenzues Covid-19”, janë ndarë 123.000, 00 euro.

-Advertisement-

Tutje sipas prokurimit, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Shefqet Mehmetukaj B.I”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 93.300, 00 euro.

Vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pozitiv me Covid19 kanë rezultuar 187 persona, deri 5 persona kanë humbur jetën me këtë virus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera