Komuna e Prishtinës hapë tenderin 350 mijë € për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë

Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 06 May 2022
Komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën kanë planifikuar që me një buxhet prej 350 mijë euro ta zgjidhin problemin me qentë endacak, i cili tash e sa vite është bërë shqetësimi i madh për qytetarët e kryeqytetit.
Tenderi tashmë është hapur po nuk ka ndonjë përshkrim i cili tregon se si do të trajtohen qentë endacak.
Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet se trajtimi i tyre do të bëhet sipas përshkrimit teknik të dhënë në dosjen e tenderit, e që nuk është dhënë ndonjë detaj tjetër lidhur me këtë.
Sipas dokumentit, ky tender do të jetë i hapur deri më 23 maj.
Po ashtu ky tender në bazë të dokumentit është i ndarë në disa lote e që përfshijnë disa lagje të Prishtinës dhe zona rurale të kryeqytetit.
Me këtë tender parashihet të zgjidhet problemi me qentë endacakë sipas lotit të parë në Qendër të qytetit, lagjet, Dardani, Ulpianë, Mahalla e Muhagjerëve, Kodra e Diellit, Dodona dhe Tophane.
Ndërsa në lotin e dytë, përfshihen Kalabria, zona industriale me tregun me shumicë dhe Prroi i Njelmët.
Loti i tretë përfshin lagjet: Arberia, Vranjevci, Shkabaj, Sinidoll, Bardhosh e përveç këtyre janë edhe 3 lote të tjera me të cilat sipas tenderit parashikohet trajtimi i qenve endacakë në të gjitha lagjet e Prishtinës dhe në zonat rurale.
Problemi me qentë endacak në kryeqytet është i kahmotshëm, e që çdo ditë e më shumë qytetarët po rrezikohen nga ta. Pothuajse nuk kalon ditë që në Prishtinë nuk raportohet për ndonjë person që është sulmuar nga qentë endacakë.
Institucionet lokale kanë hasur në reagime të ashpra të Organizatave Joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve sa i përket trajtimit brutal ku qentë endacak janë ekzekutuar.
Ndërkaq, për trajtimin e tyre, Komuna e Prishtinës në fillim të muajit prill kishte hapur edhe 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...
-
Humbë jetën një 17-vjeçare kosovare në Gjermani
Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit n...
-
Këto janë raketat e fuqishme që ka marrë Ukraina për mbrojtje në Detin e Zi
Ukraina po merr raketa antianije ”Harpoon” si edhe lëshues me bazë në terren ...
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...