Fokus

Komuna e Prishtinës flet pas arrestimi të tre zyrtarëve të saj

Autori: Doresa Geci 16:38 | 10 September 2019

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar gjatë ditës së marte.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Për arrestimin e këtyre tre zyrtarëve ka folur edhe drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai për Gazetën inFokus ka thënë se si Komunë për këtë rast nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar.

“Nga mediat kemi marr vesh se janë ndaluar në mbajtje dy zyrtare te Drejtorise se Inspekcionit, dhe një i Shërbimeve Publike. Gjithmonë sipas mediave, ata janë ndaluar për 48h për shkak të rrëshqitjes se dheut afër Pallatit të Drejtësisë” ka deklaruar Tahiri./Gazeta inFokus/

Të tjera