Fokus

Komuna e Prishtinës dorëzohet përballë grevës së punëtorëve teknikë: Do tu rriten pagat

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 08 February 2024

Që nga e hëna, punëtoret teknik të shkollave në Prishtinë kanë qenë në grevë.

Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe diskriminimit në mes të punëtorëve të privatit dhe atyre që janë të kontraktuar nga komuna e Prishtinës.

Gazeta Infokus publikoi të hënën intervistën me njërin nga këta punëtorë i cili dha deklaratën e rëndë ku tha se “kjo pagë na del vetëm tre ditët e para e pastaj i lutemi zotit”.

-Advertisement-

Mirëpo si duket greva ëhstë ndërprerë pasi arritur marrëveshja ku plotëson kërkesat e punëtoreve për ngritjen e pagave.

Kështu është bërë e ditur, në një komunikatë për media ku thuhet se, Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe ushtruesja detyrës së Drejtoreshës së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku është takuar me Kryetarin e Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe së bashku kanë shpalosur kërkesat dhe pakënaqësitë duke rënë në përfundim që shkollat duhet të funksionojnë normalisht në një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit.

“Me urgjencë kam trajtuar çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit. Me këtë rast pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat,Jusuf Azemi, u pajtuam për ndërprerje të grevës nga nesër meqë kërkesa e tyre është plotësuar. U dakorduam që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave” – shtoi Lushaku.

Gjithashtu Lushaku u dakordua me Azemin se gjatë javës të takojë punëtorët teknikë të shkollave në kryeqytet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera