Lajme

Komuna e Prishtinës cakton orarin kur mund të hidhni mbeturinat e mëdha nga shtëpitë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 29 March 2018

Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme.

Komuna e Prishtinës ka caktuar edhe oraret kur mund të hedhen mbeturinat e vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim: më 9 prill e hëne në lagjet Mati 1, Matiqan, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Aktash, Muhaxherëve, Velania, Vellusha. Më 10 prill – e marte, në lagjet Medrese, Gjinaj, Taslixhe, Bledi, Vreshta e Qamëria. Më 11 prill e mërkure në lagjet Kalabria, Qendër, Dardania, Lakrishte, Ulpianë e Hajvali. Më 12 prill e enjte, në lagjen Kodra e Trimave dhe më 13 prill e premte në lagjet Arbëri e Tophane.

-Advertisement-

“Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill, t’i sjellin ato vet në kompaninë Pastrimi”, njofton Komuna e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera