Lajme

Komuna e Prishtinës anulon aktivitetin për përurimin e Parkut të Ulpianës, shkak kushtet atmosferike

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 29 November 2024

Komuna e Prishtinës ka anuluar përurimin e Parkut të Ulpianës, që ishte paraparë të bëhej sot.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se arsye për anulimin e këtij aktiviteti, janë kushtet atmosferike.

“Ju njoftojmë se aktiviteti i planifikuar për përurimin e Parkut të Ulpianës, i cili do të mbahej sot, më 29 nëntor 2024, në ora 09:00, është anuluar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ju njoftojmë për datën dhe kohën e re të mbajtjes së këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera