Komuna e Prishtinës anketë me qytetarë për zgjidhjen e problemeve në trafik
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 24 May 2017
Komuna e Prishtinës është duke përpiluar një plan për identifikimin e problemeve ne trafik.
Online mund të gjeni një anketë që mund të plotësohet nga qytetarët e Prishtinës ose anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj, transmeton Infokusi.com
Njoftimin e plotë të Komunës së Prishtinës mund ta gjeni më poshtë:
“Vendos vet, për qytetin tënd
Komuna e Prishtinës është duke e përpiluar Planin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Qytet (ang. SUMP). Ky plan nënkupton identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit.
Përmes këtij plani mundësohet mbulim i gjithë territorit të Komunës me transport publik, si dhe krijohet infrastrukturë e përshtatshme për zhvillim ekonomik.
Që të kemi jetë më të shëndetshme, më të sigurt, me ajër më të pastër e me më pak zhurmë në trafik, ju lutemi përgjigjuni saktë në anketën online ose tek anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj. Për më pak se 5 minuta, mund të ndikoni në planin afatgjatë të Komunës për lëvizshmëri të qëndrueshme brenda Prishtinës.”
Anketa online: https://www.surveymonkey.com/r/Pristina_Travel /INFOKUSI
Të tjera
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...