Lajme

Komuna e Pejës blen vetura në vlerë afro 85 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 06 April 2022

Komuna e Pejës nesër pritet të nënshkruaj një kontratë për furnizim me vetura.

Sipas njoftimit të tenderit, Peja ka blerë xhipa të vegjël për administratën komunale  dhe një autokombi për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësore Familjare -QKMF.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 115 mijë euro.

-Advertisement-

Por, operatori ekonomik me çmimin më të ulët fitoi tenderin për 84 mijë e 950 euro për blerjen e xhipave të vegjël për Administraten Komunale.

Të enjtën pritet të nënshkruhet kontrata me operatorin “Auto Mita” të cilit i është dhënë kontrata më 21 mars.

Kurse, blerja e autokombit nuk përfshihet në këtë kontratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera