Lajme

Komuna e parë që e filloi kudesin ambulant për personat me nevojë

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 05 February 2018

Gjatë ditës së sotme Komuna e Vushtrrisë, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e saj.

Kryetari i kësaj Komune Xhafer Tahiri, ka nënshkruar një marrëveshje e cila është në dobi të qytetarëve të Vushtrrisë, shkruan Infokusi.com

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve shëndetësore falas, dhe pa pagesë për kujdes shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me nevoja të veçanta.

-Advertisement-

Në shërbim të qytetarëve do të jenë katër mjek dhe tetë infermiere, të cilët në fokus do të kenë vizitat në shtëpitë e tyre me theks të veçantë të lehonave dhe foshnjave, personave me nevoja të veçanta, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Tahiri ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i radhës në qëllimin tonë si qeverisje, për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve.

“Faleminderit Islamik Relief për bashkëpunimin dhe drejtorit komunal të shëndetësisë, Sylejman Meholli, për punën dhe angazhimin për ta realizuar këtë projekt në shëndetësi”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjes./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera