Lajme

Komuna e Obiliqit ndan 15 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 29 November 2019

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka lajmëruar se kjo komunë ka ndarë 15 mijë euro për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

“Me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga termeti në Shqipëri, filluam seancën e jashtëzakonshme sot”, shkruan Gashi.

Ai tha se në këtë seancë u aprovua kërkesa e tij për ndarjen e mjeteve finanaciare për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

-Advertisement-

“Në këtë seancë aprovuam me gjitha votat për, kërkesën time për ndarjen e mjeteve financiare prej 15,000.00€ për familjet e prekura nga termeti në Shqipëri. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju Shqipëri”, shkruan kryetari I Obilqit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera