Lajme

Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë të re nga organizata Danish Refugee Council

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 07 December 2021

Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë të re nga organizata Danish Refugee Council, e cila do të shërbejë për nevojat e Komunës së Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Danish Refugee Council (DRC), në të cilin takim ishte bërë dorëzim- pranimi i një veture të re donacion nga kjo organizatë.

Në këtë takim morën pjesë Menaxherja e projektit në DRC – Mitrovicë znj. Anna Radchenkom, menaxhere e projektit në DRC – Mitrovicë, Agron Deda, zyrtar i projektit në DRC si dhe Armend Baftiu, udhëheqës i zyrës së Prokurimit në DRC.

-Advertisement-

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar për bashkëpunim organizatën DRC, si dhe taksapaguesit e vendeve të donatorëve, të cilët me taksat e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e qytetit.
Po ashtu gjatë takimit kryetari Hamza dhe përfaqësuesit e DRC-së biseduan edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera