Lajme

Komuna e Mamushës demanton IKSHP-në, rreth vdekjes së një 31 vjeçari nga kjo komunë nga COVID 19

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 18 November 2020

Rujdi Mazrek, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Mamushës ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi për vdekjen e një 31 vjeçari nga COVID-19 në këtë komunë, sic ka bërë të ditur para disa orësh Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ai ka njoftuar se askush në këtë komunë nuk ka vdekur as nga koronavirusi e as me vdekje natyrale.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës. Me këtë ne ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale,ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19. Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatëkeqisht ka humbur jetën një 72 vjeçare”, thuhet në regaimin e Mazrek./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera