Lajme

Komuna e Malishevës u ndan nga 100 euro 400 nënave që kanë lindur fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 08 April 2020

Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, dje është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna të cilat kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2019 dhe në vitin 2020 (deri më tani).

“Numri i nënave që kanë lindur dhe kanë aplikuar që të jenë përfitues të kësaj përkrahje, është 400, ndërsa shuma e pagesës sipas vendimit, është nga 100 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka bërë të ditur se “ekzekutimi i mjeteve është bërë dhe në këtë rast, kanë përfituar 400 nëna, të cilat kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj përkrahje””, thuhet në njoftimin për media./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera