Lajme

Komuna e Lipjanit me 17.5 mijë euro mirëmban tregjet e qytetit

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 22 February 2019

35 mijë euro i kishte bërë gati komuna e Lipjanit që t’i shpenzojë për mirëmbajtjen e tregjeve të  qytetit.

Megjithatë, ato do të mirëmbahen me shumë më pak para, shkruan Gazeta inFokus.

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” e ka fituar tenderin dhe tregjet do t’i mirëmbajë me 17 mijë e 500 euro.

-Advertisement-

Për këtë tender ishin dy konkurrentë.

Megjithatë, përveç kompanisë “Pastrimi”, komuna nuk ka njoftuar se cila ishte kompania tjetër dhe se çfarë oferte propozoi ajo.

Këto para do të ndahen nga buxheti i shtetit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera