Lajme

Komuna e Lipjanit mbetet pa internet

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 07 December 2021

Që nga mëngjesi Komuna e Lipjanit po përballet me mungesë të rrjetit të internetit.

Kjo si pasojë e dëmtimit të kabllove gjatë punimeve në ndërtimin e hekurudhës.

Komuna ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime të ofiqarisë mund t’i marrin në zyrat e vendit në fshatrat Janjevë, Magure, Kraishtë dhe Shalë.

-Advertisement-

“Për shkak të punimeve në hekurudhë është dëmtuar fibri optik i segmentit Ferizaj-Lipjan dhe si pasojë kemi mungesë të rrjetit të internetit gjë që ndikon në mungesën e shërbimeve elektronike të ofruara nga Komuna”, thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.

Pasi të sanohet ky problem nga Posta dhe Telekomi pritet të rikthehen shërbimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera