Lajme

Komuna e Lipjanit i dha 10 çelësa të banesave për familjet me asistencë sociale

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 27 June 2023

Komuna e Lipjanit sot i ka shpërndarë çelësat e banesave për 10 familje me gjendje të vështirë ekonomike.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka uruar familjet përfituese t’i gëzojnë banesat “me shëndet për familjet e tyre”.

“Për ne është e rëndësisë së veçantë zgjidhja e çështjes së banimit për familjet në nevojë e sidomos sot që në prag të festës së Kurban Bajramit ta bëjmë shpërndarjen e këtyre banesave”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera