Fokus

Komuna e Klinës “verbërohet” përballë tubimeve politike që thyejnë masat antiCOVID

Autori: H. Smajli 14:13 | 25 January 2021

Në komunën e Klinës nuk janë mbajtur ende tubime politike, shkruan Gazeta Infokus.

Të paktën kështu po deklarojnë nga kjo komunë. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Klinë, Petrit Bekaj në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se inspektorati është gjatë gjithë kohës në inspektim për të parandaluar këto tubime.

“Drejtoria e inspektoratit është gjate gjithë kohës e vëmendshme dhe ne inspektim për te parandaluar tubime te tilla duke ditur pasojat e tyre dhe ligjin e marre për shkak te pandemisë. Akoma nuk kemi hasur një rast te tillë ndonëse ne fushatat e kaluara kane ndodhur, edhe vete partitë politike deri me tani janë shmangur tubimeve për shkak te gjendjes me pandeminë covid-19 të paktën ne komunën e Klinës”, ka thënë Bekaj.

-Advertisement-

E sipas tij ende nuk është shqiptuar asnjë dënim pikërisht sepse nuk kanë hasur në tubime të tilla.

“Deri me tani nuk është dënuar ndonjë subjekt politik pasi qe nuk kemi hasur ne raste te tilla ku ata nuk e kane zbatuar ligjin për ndryshe është detyra dhe obligimi jone te merren masat përkatëse nëse ne te ardhmen kemi thyerje te ligjit te pandemisë qoftë për tubime politike qofte për ndonjë rast tjetër”, ka shtuar ai.

Mirëpo si duket Inspektorati në Klinë nuk po inspekton ashtu siç po deklarojnë pasi tubime në këtë qytet ka pasur nga disa parti.

Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë në vazhdim të cilat janë publikuar nga vetë politikanët që mblodhën qytetarët në këtë qytet duke thyer masat antiCOVID-19 dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 456 qytetarë, ndërsa numri total i të infektuarve ka arritur në  58 mijë e 88.

Raste aktive pozitive sipas IKSHPK-së vazhdojnë të jenë edhe 5 mijë 679 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera