Lajme

Komuna e Kamenicës e ngel mësuesen e gjuhës shqipe dhe ia numëron gabimet drejtshkrimore

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 23 January 2020

Në Kamenicë një mësimdhënëse u ankua në Komunë se pse nga arsimtarja e gjuhës shqipe u sistemua në punën e bibliotekares.

Kjo kërkesë iu refuzua nga komuna.

Sebep për këtë u bënë gabimet drejtshkrimore elementare që u gjetën në letrën e saj.

-Advertisement-

Mësuesja gaboi në fjalët elementare, “mësimnxënie, këtij, vërejtje, duhet të punoj, drejtorinë, orar i plotë, padrejtësinë, më kanë bër”.

Morina tha se mësuesja është arsyetuar duke thënë se letrën ja shkroi një familjar i saj.

E pas përgjigjes së Komunës në ankesën e saj, mësimdhënësi e humb të drejtën e kthimit në vendin e punës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera