Lajme

Komuna e Kaçanikut shet dy Golf 4 për 5 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 25 February 2020

Kuvendi komunal i Kaçanikut ka publikur një njoftim ku tregon se ka shitur tre vetura të saj.

Këto u konsideruan si “Asete-automjete jashtë përdorimit”, në tenderin ku bëhej thirrje për ofertim, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, tash që iu janë gjetur pronarët e rinj automjeteve një njoftim është bërë e ditur edhe çmimet se për sa janë shitur këto vetura.

-Advertisement-

Së pari një Golf 4 është shitur për 2 mijë e 125 euro, të cilin e ka blerë Granit Zenela nga Suhareka.

Një Golf të tillë e ka blerë edhe Ylber Guri nga Kaçaniku me çmim prej 2 mijë e 800 eurosh, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa një Toyota Land Cruiser Prado për 2 mijë e 319 euro, e ka blerë Haki Loshaj nga Deqani.

Kësisoj, nga shitja e këtyre tre veturave, komuna e Kaçanikut ka arkëtuar 7 mijë e 244 euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera