Lajme

Komuna e Istogut ende nuk e ka vendosur fotografinë e Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 30 April 2021

Komuna e Istogut, që udhëhiqet nga Haki Rugova, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.

Janë bërë gati një muaj kur Vjosa Osmani mori pozitën e presidentes dhe sipas ligjit të gjitha institucionet obligohen ta vendosin fotografinë e saj, transmeton Indeksonline.

Kryetari i LVV-së në Istog, Agron Avdijaj e ka ngritur këtë shqetësim përmes një postimi.

-Advertisement-

Postimi i Agron Avdijajt:

Në Komunën e Istogut ende nuk është vendosur Fotografia e Presidentes së Republikës së Kosovës edhe pse tani po bëhen gati një muaj që nga zgjedhja e Presidentës znj. Vjosa Osmani.

Sipas Ligjit, të gjitha institucionet Republikës së Kosovës të cilat udhëhiqen nga Udhëheqësit e institucioneve obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera