Lajme

“Komuna e Gjakovës shkel vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit” (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 10 June 2017

Kompania “Dujaka Lux” ka paralajmëruar se do ta padisë zyrën Kuvendin Komunal të Gjakovës, duke theksuar se kjo e fundit po insiston të shpërblej një operator, e për të cilën Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka nxjerr në një lot si të papërgjegjshëm.

Bëhet fjalë për tenderin “Furnizim me produkte ushqimore, higjienike dhe mish për nevojat e Komunës së Gjakovës” të shpallur në dhjetor të vitit të kaluar nga Komuna e Gjakovës, në të cilin “Dujaka Lux” ka qenë njëra nga operatorët konkurrues  në tre llotot e këtij tenderi.

Në atë kohë,  Komuna e Gjakovës ka vendosur që në lloton e parë ku ka qenë konkurrente edhe kjo kompani, të shpall fitues kompaninë “Burimi”, me arsyetimin se “Dujaka Lux” ka pasur mungesë të dokumentacionit. Mirëpo, mungesë të dokumentacionit ka pasur edhe vet kompania “Burimi”.

-Advertisement-

Për këtë rast, Indeksonline pat raportuar edhe më parë, duke publikuar kështu disa dokumente të cilat tregonin se edhe kompania “Burimi” ka pasur mungesë të dokumentacioneve dhe se përfaqësuesi i Dujaka Lux, Reshat Alija do të paraqiste ankesë në OSHP në lidhje me këtë.

Ankesa është bërë dhe sipas Aliajt, OSHP pat vendosur që ai tender të anulohet. Megjithatë, këtë vendim nuk e ka marr parasysh zyra e prokurimit në Komunën e Gjakovës.

Kështu thotë tani për  Indeksonline, Reshat Aliaj i cili shton se kjo zyre ka anuluar vetëm llotin e parë të këtij tenderi, por jo edhe llotin e dytë.

“Unë do e padis Komunë e Gjakovës sepse, edhe pas vendimit të OSHP-së, prapë se prapë, kemi informatën tjetër, se në llotin tjetër do t’ia jap personit të njëjtë, prapë të njëjtës firmë e cila ka pasur shkelje të procedurave. Pra, OSHP e ka anuluar atë firmë se s’ka të drejtë të ketë tender të fituar se ka pasur mungesa, ndërsa komuna prapë do të vazhdojë t’ia jap llotin tjetër. OSHP e ka anuluar vetëm llotin 1 sepse është e vërtet unë jam ankuar vetëm për llotin 1 dhe OSHP nuk merr vendime për llote të tjera sepse ashtu është me ligj. Por, duhet me qenë vet e përgjegjshme, që të mos i jap më të njëjtit operator tender të cilët kanë shkelë rregullat dhe s’kanë qenë të përgjegjshëm”, ka thënë Aliaj.

Vendimi i OSHP-së:

Ai tregon se ata tashmë kanë nisur procedurat e padisë. Gjithashtu ai tregon arsyen se pse po këmbëngulë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Ne kemi bërë një ankesë te OSHP-ja dhe do e paditim Kuvendin Komunal. Arsyeja kryesore është se duke i lejuarkështu, po vazhdojnë të jenë përherë komod.  Pra, pse të mos e shpall fitues atë kompani që ka marr mito prej saj, kur nuk po bëhen asnjëherë ndëshkime. Pra, çdo herë po ndodh të  anulohet tenderi dhe prapë të shpallët fitues e njëjta kompani, pa u ndëshkuar askush. Unë e kam bë një kërkesë për të pasur një sqarim më të madh prej OSHP-së dhe ata janë thirrur se nuk ka ligj që përcakton për këtë, mirëpo ekziston mundësia për paditje”, ka shtuar ai.

Tani ai thotë se po presin nga Komuna e Gjakovës që t’i qesin të dy llotot në ritenderim, ku edhe do të konkurrojnë. Megjithatë Aliaj bën të ditur se pa marr masa ndaj shefes së zyrës së prokurorimit nuk do konkurrojnë./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera