Lajme

Komuna e Gjakovës me apel për mos braktisjen e qenve

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 24 Janar 2022

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që mos t’i braktisin qentë e tyre, raporton Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, kanë thënë se qentë endacakë mbesin një prej problemeve shqetësuese për sigurinë e qytetarëve dhe se ndikim në shtimin e qenve endacakë ka braktisja e tyre.

Kjo komunë poashtu ka thënë se pronarët të cilat nuk kanë mundësi financiare, mund të marrin shërbime pa pagesë në një klinike veterinare.

-Advertisement-

“Prandaj, me qëllimin që rreziku nga qentë endacak të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur nga rrugët tona, në mënyrë që të ketë sa më pak qen që vuajnë në mungesë të ushqimit dhe në kushte të vështira klimatike, ju apelojmë që të mos i braktisni qentë tuaj”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë i tyre:/Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy