Komuna e Fushë Kosovës gjobitet me 8 mijë euro, nuk lejoi qasjet në dokumentet publike
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 27 December 2023
Agjencia për Informim dhe Privatësi, e ka gjobitur me 8 mijë euro Komunën e Fushë Kosovës, kjo për shkak se kjo komunë nuk ka lejuar qasjet në dokumentet publike.
Dy gjoba nga 3 mijë euro i janë shqiptuar për kufizimin dhe pamundësimin e realizimit të të drejtës për qasje në dokumente publike.
1 mijë iu shqiptuan për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike, ndërsa gjoba tjetër me të njëjtën shumë iu shqiptua për heshtje.
Mes tjerash në vendim shkruan se Komuna obligohet që shumën prej 4 mijë eurosh ta paguajë në afat prej 30 ditësh.
Kërkesa për t’u marrë një vendim i tillë ishte parashtruar nga asambleisti i VV-së Vlojant Hasani, i cili përmes Facebookut publikoi këtë vendim.
“Komuna e Fushë-Kosovës, zyrtarët e Ekzekutivit, vartësit e Kryetarit, bashkë me Kryetarin, me qëllim të plotë e dëmtojnë buxhetin e Komunës, paranë publike, shkelin ligjin dhe mohojnë të drejtat ligjore, kushtetuese dhe administrative, duke mos lejuar çasje në dokumentet publike… Për këtë, sot i’u shqiptua gjobë në vlerën e 8.000€, Kryetarit Berisha, për kërkesat që i kam drejtuar për çasje në dokumentet publike!”, shkroi ai në Facebook.
“Kur “punët” e tyre tentojnë t’i kryejnë fshehtas, duke i lënë qytetarët në terr informativ, duke punësuar e shpërndarë me e pa kriter, harrojnë që është dikush duke i monitoruar dhe vëzhguar për punët e tyre “të ndyta”…Krejt kjo fshehje ndodhë për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!! Qytetarët duhet dhe kanë të drejtë të dinë për secilin veprim, sepse këtë u’a garanton Kushtetuta!!!”, shtoi Hasani.
Komisionerja e Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva-Dermaku, ditë më parë tha se Komuna e Fushë-Kosovës është gjobitur nëntë herë nga ky institucion, e cila nuk ka arritur as pas shqiptimit të gjobave të ofrojë qasje në dokumentet publike.
Përveç kësaj komune për të njëjtën arsye disa ditë më parë u dënua edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Komuna e Shtërpcës.
Të tjera
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...