Lajme

Komuna e Ferizajt vazhdon me projektet e dobishme për qytetarët e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 17 July 2021

Komuna e Ferizajt, e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu, po i vazhdon punimet në rregullimin e tregut të kafshëve, shkruan Gazeta Infokus.

Drejtorisë̈ së Bujqësisë dhe Pylltarisë̈ në këtë komunë Burim Bajrami, gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se ky projekt do të jetë model dhe se investimet që mundësojnë kushte më të mira për tregtimin e kafshëve janë synim i dikasterit që ai drejton.

Kryetari Aliu deri më tash ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për këtë komunë ku vend të rëndësisë së veçantë zë projekti për “bashkimin e qytetit”, i cili tashmë është realizuar në plotni.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Vazhdojnë punimet për Tregun e Kafshëve në Ferizaj
Investimet që mundësojnë kushte më të mira për tregtimin e kafshëve janë synim i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Kështu, në kuadër të investimeve kapitale të Komunës së Ferizajt, një vend të rëndësishëm zë edhe projekti për rregullimin e Tregut të Kafshëve, punimet për të cilën kanë nisur. Në inspektim të këtyre punimeve, doli drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili tha se me këtë dinamikë të punëve, Ferizaj së shpejti do të bëhet me një treg model të kafshëve, gjë e cila i ka munguar në të kaluarën”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera