Komuna e Ferizajt rikthen në punë të dënuarin për marrje të ryshfetit
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 02 July 2017
Komuna e Ferizajt ka rikthyer në vendin e tij të punës përgjegjësin për mbrojtjen e pyjeve në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt, Muhamet Kalanica, ani pse i njëjti dy herë është shpallur fajtor për marrje ryshfeti nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.
Kalanica është rikthyer në vendin e tij të punës me vendim të Komisionit disiplinor.
Herën e parë ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 muaj, i cili dënim konform nenit 38 par.3 të KPK-së i zëvendësohet me dënim me gjobë, në lartësi prej një mijë euro. Herën e dytë është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe me dënim me gjobë prej 400 euro.
Këtë veprim të Komunës së Ferizajt, Gashi, e quan si shumë shqetësuese për faktin se edhe organizatat ndërkombëtare vazhdimisht i bëjnë presion Kosovës që të bëjë parandalimin dhe luftimin e zyrtarëve të tillë.
Ndërsa, Gazmend Bytyqi, shef i grupit të PDK-së në Asamblenë komunale në Ferizaj, për KosovaPress ka thënë se nuk është hera e parë që Komuna e Ferizajt funksionon me këtë mentalitet sidomos me shkeljen e ligjit.
Bytyqi tha se kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për këtë çështje gjatë seancave të kuvendit komunal.
KossovaPress ka provuar të marrë një qëndrim të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, por i cili nuk ka pranuar të flas para kamerës. Po i njëjti ka thënë se ai nuk e ka kthyer në punë këtë zyrtar por komisioni.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...