Lajme

Komuna e Ferizajt e gatshme për të dhënë kontribut në zhvillimin e turizmit rajonal

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 10 June 2021

Komuna e Ferizajt është gatshme të kontribuojë në zhvillimin e turizmit rajonal.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, me temën “Forumi Ekonomik dhe Turizmi Rajonal: Mundësi për të rinjtë e Rajonit”.

“Edhe sot, kur po diskutojmë mbi një temë tejet të rëndësishme, siç është zhvillimi ekonomik, promovimi i turizmit dhe mundësitë e punësimit, më lejoni t’ju vë në dijeni se Komuna që përfaqësoj, paraqet komunën e dytë më të zhvilluar ekonomikisht në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në nivel republikan. Kjo e gjitha falë shpirtit ndërmarrës të ferizajasve, që ndonëse qytet më i riu në themelim në Kosovë, kthyen Ferizajn me punë e djersë, pasion e përkushtim të madh, në qendër rajonale të zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Në këtë forum përveç Komunës së Ferizajt, morën pjesë kryetarët e komunave apo përfaqësuesit e tyre nga Prishtina, Tetova, Prizreni, Peja, Gjakova, Presheva, Çairi (Shkup), Gostivari, Ulqini, Tuzi, Gjirokastra, Bujanoci, kryesuar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera