Lajme

Komuna e Ferizajt e demanton veten: Kemi 0 raste sot

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 25 April 2020

Komuna e Ferizajt sonte ka njoftuar se është edhe një i infektuar me koronavirus kështu duke shkuar numri i përgjithshëm i të prekurve në 99.

Por pas disa minutave në një postim kanë bërë të ditur se ky ka qenë një gabim, pasi sot ka 0 raste në këtë komunë.

Njoftimi:

-Advertisement-

Zero raste me CoronaVirus sot në Ferizaj

IKSHPK- ka përfshirë si rast edhe një ferizajas të infektuar me COVID-19, që në fakt nuk është rast i ri, por rast paraprak që pas ritestimit ka dalur pozitiv. Megjithatë, Ferizaj nga mostrat e marra ka zero raste të reja sot me CoronaVirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ferizaj është 98 të infektuar me virusin COVID-19. Urojmë shërim të shpejt të infektuarve.🙏🏻

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera