Lajme

Komuna e Ferizajt del  kundër mbrëmjes së maturës

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 10 January 2020

Organizimi i të ashtuqujaturës “festa e parambrëmjes” nga maturantët ferizajas dhe siguria në shkolla ishin temat që sot kishin mbledhur drejtorët e shkollave të mesme të Ferizajt, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve dhe Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Arsimit me ftesën e drejtorit të kësaj drejtorie, Afrim Llabjani.

Ky i fundit bëri të ditur se këto ditë është bërë publik një organizim i paligjshëm, i pambështetur në udhëzimet administrative e aspektet kurrikulare që parashohin organizime jashtë shkollore, e quajtur kështu “festa e parambrëmjes”.

Ai tha se duke qenë si i tillë një organizim që nuk ka mbështetjen dhe iniciativën nga Drejtoria e Arsimit, madje ka edhe një kosto të lartë për xhepin e nxënësve dhe prindërve të tyre, në dakordim të plotë edhe me përfaqësuesit e prindërve si dhe drejtorët e shkollave, konfirmoi se Drejtoria e Arsimit, Këshilli i Prindërve dhe drejtorët e shkollave të mesme në Ferizaj distancohen nga ky organizim meqenëse nuk janë organizatorë të saj, si dhe apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes e ta shqyrtojnë lejen e pjesëmarrjes së fëmijëve të tyre në ngjarje të këtilla.

-Advertisement-

Tutje, ndër temat që zuri vend në këtë diskutim ishin edhe fenomenet negative përskaj objekteve shkollore që në vijimësi po dëmtojnë procesin e rregullt e sigurinë në shkolla.

Edhe më këtë rast, Llabjani bëri të ditur se qeverisja lokale ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm që të eliminohen në tërësi këto dukuri negative, porse lypset reagim edhe më i fuqishëm i organeve të sigurisë dhe drejtësisë që të zhbëhen këto fenomene nga shkollat dhe hapësirat përskaj tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera