Lajme

Komuna e Drenasit me stabilitet energjetik për 30 vitet e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 28 April 2021

Vitin e ardhshëm pritet që KEDS të përfundojë komplet projektet investive të planifikuara për komunën e Drenasit dhe fshatrat e tij, dhe me këtë Drenasi do të përfitojë infrastrukturë të re energjetike dhe dyfishim të kapaciteteve. Kostoja e gjithë këtij investim kap shumën e afër 10 milionë eurove, nga viti 2017 deri më 2022. Kjo u bë e ditur sot në takimin që u zhvillua në Komunën e Drenasit mes zyrtarëve të KEDS  dhe kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci me stafin e tij.

Kryetari Lladrovci u shpreh shumë i kënaqur për punën që ka bërë KEDS në komunën e tij dhe ndau mirënjohje për kompaninë.

“Jam mirënjohës dhe shumë falënderues për punën që po bëni dhe do të keni përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë,” tha Lladrovci .

-Advertisement-

KEDS do të vazhdojë me punime edhe këtë vit , ku është paraparë të implementojë 25 projekte, pjesa më e madhe në fshatra, nga ku do të përfitojnë rreth 3000 konsumatorë, këtë e bëri të ditur Drejtori i Investimeve të KEDS, Hasan Oz, gjatë takimit.

“Kemi përfunduar komplet punimet në qendrën e Drenasit dhe tani do të fokusohemi në fshatra, gjithashtu fshatrat që janë me komunën e Drenasit,ndërsa furnizimin e kanë nga komunat tjera, me ketë investim furnizimi do t’ ju kthehet nga Drenasi. Kjo nuk do të ishte e mundur pa gatishmërinë dhe bashkëpunimin nga ana juaj, për çka ju falënderojmë shumë”, tha Drejtori Oz.

 Ky është njëri ndër përkushtimet e  kompanisë për të qenë sa më afër konsumatorëve dhe për të realizuar premtimet e dhëna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera