Lajme

Komuna e Drenasit mban fushatën “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 10 December 2019

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka mbajtur fushatën “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”, me aktivitete të ndryshme.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë postera dhe broshura, me anë të cilave është përcjellë mesazhi i fushatës kundër ushtrimit të dhunës në familje, shkruan gazeta inFokus.

Nga njoftimi i komunës bëhet e ditur se fushata ndërkombëtare kundër dhunës në familje bëhet me qëllim të vetëdijesimit kundër përdorimit të dhunës në familje.

-Advertisement-

“Komuna e Drenasit shënon me aktivitete fushatën “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”

Komuna e Drenasit, përkatësisht, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, kanë shënuar “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje” me aktivitete të ndryshme.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë postera dhe broshura, me anë të cilave është përcjellë mesazhi i fushatës kundër ushtrimit të dhunës në familje.

Posteret janë vendosur në objekte të institucioneve komunale, ndërsa broshurat janë shpërndarë për qytetarët.

Gjithashtu, në Qendrën për Punë Sociale është mbajtur takim me Drejtorin dhe zyrtarët e shërbimeve sociale lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje si dhe shërbimet që i ofron kjo qendër lidhur me këto raste.

Fushata ndërkombëtare kundër dhunës në familje bëhet me qëllim të vetëdijesimit kundër përdorimit të dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera