Lifestyle

Komshiu im më bën që ta harroj burrin, por ….

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 14 May 2017
Një tjetër histori tradhtie është bërë publike në rubrikën e psikologes së “The Sun”. Kësaj here, një grua e martuar e tradhton burrin me komshiun por duket se gjerat janë komplikuar dhe tashmë nuk di se çfarë zgjidhje t’i japë. Ja çfarë i ka rrëfyer psikologes.

Letra e gruas

“E dashur psikologe, dua të më ndihmoni dhe të më jepni një këshillë pasi nuk di se çfarë të bëj. Unë jam 38 vjeç dhe jam e martuar prej 10 vitesh. Me burrin kemi pasur një jetë të mirë, por u bë kohë që nuk argëtohemi në shtrat. Së fundmi unë kam filluar të bëj seks me komshiun përballë shtëpisë.

E takova një ditë kur po kthehesha nga puna dhe kështu bëmë pak muhabet. Gjatë bisedës i thashë se nuk ndihesha e lumtur dhe ai ma preu fare shkurt duke më thënë se kur të kem nevojë për seks t’i telefonoj. Në fillim mbeta e shtangur por ditën tjetër i shkrova një mesazh. E lamë të takoheshim në shtëpinë e tij pasi ishte bisedojmë por sigurisht që përfunduam duke bërë seks.

-Advertisement-

Nga ajo herë ne takohemi rregullisht dhe unë kam filluar të fiksohem si adoleshente pas tij… por e di ç’më thotë ai?! Më thotë shpesh se nuk duhet ta marr seriozisht këtë lidhje pasi ai thjeshtë e konsideron si një lidhje qejfi dhe aspak serioze”.

Përgjigjja e psikologes

“Ai është duke të thënë të vërtetën për të cilën edhe ti duhet të jesh e vetëdijshme. Shkëputu prej tij dhe gjej edhe një herë harmoninë në krahët e bashkëshortit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera