Lajme

Komplikohet situata: Konjufca tregon interpretimin që mori nga Zyra Ligjore për Komisionin Hetimor

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 28 April 2022

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për formimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për Energjetikën.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ka marrë një interpretim nga Zyra Ligjore e Kuvendit në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Konjufca tha se partitë pushtetare duhet të heqin dorë nga formulimi i çështjes në fjalë, si dhe opozita duhet ta rishqyrtojë mundësinë e propozimit.

-Advertisement-

Kjo i bie që ai grup parlamentar që do të jetë në krye të komisionit, mos të jetë në listën nënshkruese për formimin e tij.

“”Unë po distancohem prej të gjithë atyre deputetëve që kanë thanë që ky Komision nuk duhet mu themelu. Ky Komision duhet mu themelu, por në procedurë e ka të brendashkruar edhe zgjedhjen e drejtuesit ashtu qysh themelimi i Kuvendit e ka të domosdoshme zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të themi veç pe themelojmë nëse nuk ka hapësirë ligjore për me e sqaru kush është drejtuesi. Zyra Ligjore është që drejtues s’mund të jetë Driton Selmanaj, si rrjedhim, s’mund të jetë asnjë prej këtyre që e kanë nënshkruar. Interpretimi Ligjor është ky. Për këtë arsye, rruga përpara mund të jetë vetëm në një mënyrë. Dhe jam në favor të interpretimeve zhbllokuese. Ajo është që mazhoranca të heq dorë prej kësaj që e dikton formulimin e çështjes, e opozita që ta rishqyrtojë mundësinë e propozimit sa i përket lënies së lirë që ai Grup Parlamentar që dëshiron ta udhëheq këtë, të mos jetë i përfshirë në nënshkrime, që zyra ligjore i intepreton si nënshkrime të inicuesit”, tha Konjufca.

Pas kësaj deklarate të Konjufcës, fjala u është dhënë për interpretime dhe partive opozitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera